Dje në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti ka dërguar një veturë të marrë me qera, në Shqipëri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që më 8 tetor të këtij viti, kishte marrë veturë në shfrytëzim në “Rent a car” dhe duke mashtruar viktimën, veturën e kishte dërguar në shtetin e Shqipërisë.
“Me 15.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartë-cekur në Renta car, i kishte marr veturën në shfrytëzim viktimës mashkull kosovar por i njëjti duke e mashtruar, veturën e kishte dërguar në shtetin e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.