Një këmbësore rreth moshës 27 vjeçare është goditur nga një automjet në magjistralen Pejë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Qyshk.
Lajmin për Periskopin ka konfirmuar zëdhënësi e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk”, tha Gashi, përcjell Gazeta Papirus.
Ai ka treguar se fillimisht 27 vjeçarja është dërguar në Emergjencën e Spitalit Pejë, por për shkak të gjendjes së rëndë e njejta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara ka marrë trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit, por pak më parë është nisur për në QKUK. Gjendja e saj është e rëndë,” ka thënë Gashi.