Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës.
Siç raportohet, një veturë është futur në dyqanin që ndodhet anash rrethit dhe akoma s’dihet nëse ka të lënduar.
Policia dhe autoambulanca kanë dalë tashmë në vendin e ngjarjes.