GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vetëvendosjes në Prishtinë i largohen dy asamblistë

28/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vetëvendosjes në Prishtinë i largohen dy asamblistë
Share on FacebookShare on Twitter

Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së.

Para seancës së sotme të Kuvendit Komunal, Lahu dhe Azemi janë pozicionuar si të pavarur.

Të dy asamblistët të cilët fituan ulëse në Asamblenë Komunale duke garuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin përballur me presion direkt nga Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të LVV-së, në fund të vitit të kaluar kur vendosën të votojnë buxhetin për vitin 2025, raporton Paparaci.

Disa video që tregonin përplasjen në mesin e seancës së jashtëzakonshme për votimin e buxhetit për vitin 2025, kishin bërë bujë në media.

Lahu e akuzoi Sveçlën për qëndrimin në sallë të asamblistëve të LVV-së në janar të vitit 2024, për t’ia mundësuar pushtetit të Përparim Ramës kuorumin për këmbimin e pronave të ish-bashkëpunëtorëve të tij në projektin e Badovcit, ku nuk lejohen ndërtimet, me një pronë komunale që ka vlerë rreth 20 milionë euro. Projekti më vonë ishte anuluar.

Ndërkaq, Sveçla i tha Lahut se është shantazhuar për “hajnitë”, duke iu referuar ndjekjes së Lahut nga Prokuroria mbi dyshimet për përfshirje në rastin “Brezovica”.

Prezent gjatë diskutimeve, sipas video-incizimit, ishin edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Berita Abazi, asistente e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me largimin e dy asamblistëve, Lëvizja Vetëvendosje mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal.

Tags: asamblisteLargohenVetevendosje
ShareTweetShare
Previous Post

Njohja e Kosovës nga Kenia, Rohde: Reagimi i Serbisë shkelje e rëndë e marrëveshjeve të Brukselit

Next Post

Raportohet për shpërthim të baterive në një ndërtesë në Prishtinë

Next Post
E drogoi 15-vjeçaren dhe më pas e dhunoi në veturë, i caktohet paraburgim të dyshuarit në Ferizaj

Raportohet për shpërthim të baterive në një ndërtesë në Prishtinë

Lajmet e fundit

Dortmundi e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri

17/05/2025

Carlo Ancelotti mund të kthehet te Reali në vitin 2026

17/05/2025

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

17/05/2025
Dhëndri i Trumpit: Shqipëria, vend thesar – projekti i Sazanit do të sjellë rritje ekonomike

Dhëndri i Trumpit: Shqipëria, vend thesar – projekti i Sazanit do të sjellë rritje ekonomike

17/05/2025
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku

Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku

17/05/2025
Në KFOR bëhet transferimi i autoritetit të kontingjentit grek

Në KFOR bëhet transferimi i autoritetit të kontingjentit grek

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Dortmundi e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri

17/05/2025

Carlo Ancelotti mund të kthehet te Reali në vitin 2026

17/05/2025

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.