GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vetëvendosja sulmon gazetarët, pas raportit që zbuloi se Radoiçiçit iu mundësua ikja

26/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vetëvendosja sulmon gazetarët, pas raportit që zbuloi se Radoiçiçit iu mundësua ikja
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas prezantimit të draftraportit nga raportuesi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mark Lancaster, në të cilin thuhet se zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjë të Zveçanit vitin e kaluar, partia në pushtet në Kosovë publikoi një video propagandistike ku sulmohen gazetarët.

Në raportin e Lancasterit, ku jepen hollësi për sulmin terrorist të fundshtatorit të 2023-s në veriun e Kosovës, thuhet se KFOR-i negocioi për tërheqjen e një pjese të grupit paramilitar serb që sulmoi policinë e Kosovës, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ndaj të cilit ekziston edhe një fletarrest ndërkombëtar i lëshuar nga INTERPOL-i.

Megjithatë, në videon propagandistike të LVV-së mbi njëvjetorin e trazirave në veri, që rezultuan me futjen e Kosovës nën sanksionet evropiane, partia në pushtet tentoi t’i diskreditojë kritikët e qeverisë, të cilët, duke parë trajektoren e zhvillimeve në veri të vendit, u shprehën skeptikë se katër kryetarët shqiptarë do të vazhdonin punët në objektet komunale.

Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi. Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra”, pretendoi ajo, derisa riktheu disa nga deklaratat e opinonistëve që atëherë shprehën drojën për pasojat që do të vinin pas ngjarjeve në veri.

Ndryshe, draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s” zbuloi: “Zyrtarë të KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës së mbetur të grupit në malet përreth, nëpërmjet të cilave ata u zhdukën”. E për ikjen e Radoiçiçit u pyet në prill të këtij viti edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, gjatë një interviste për transmetuesin britanik “BBC”. / shkruan Albanianpost.

Tags: Albin Kurtimediat kosovare
ShareTweetShare
Previous Post

Mirena: VV-ja s’po guxon me bë video kundër opozitës

Next Post

Macron: Evropa jonë mund të vdesë

Next Post
Macron: Evropa jonë mund të vdesë

Macron: Evropa jonë mund të vdesë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.