Një veteran i UÇK-së ka shprehur shqetësimin e tij me çmimin e energjisë elektrike.
Qytetari është ankuar se merr pension vetëm 170 euro, ndërsa fatura e rrymës për këtë muaj i ka ardhur 159 euro, shkruan Jepi zë.
Veterani përmes një postimi ka reaguar me çmimin e lartë, ndërsa ka pyetur se çfarë të bëjë me 11 eurot e mbetura.
Shtrejtimi i rrymës ka shkaktuar një reagim tek të gjithë qytetarëve të Kosovës, pasi çmimet janë duke u rritur nëpër të gjitha sektoret.
Ndryshe, OJQ dhe partitë politike kanë paralajmëruar organizmin e protestave kundër shtrejtimit.