Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pikë e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale.
Në një status në Facebook, Klinaku iu ka bërë thirrje deputetëve që siç shkruan ai të mos përdoren nga Albin Kurti si mashë kundër vlerave të lirisë.
Kjo, sipas tij, do të kundërshtohet me protesta nga veteranët.
Postimi i Klinakut:
Të nderuar deputetë,
Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale.
Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese.
Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë.