GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vetëm tetë gjoba u shqiptuan nga AIP vitin e kaluar, sfidë mbetet stafi i vogël dhe buxheti i pamjaftueshëm

23/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vetëm tetë gjoba u shqiptuan nga AIP vitin e kaluar, sfidë mbetet stafi i vogël dhe buxheti i pamjaftueshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka shqiptuar vetëm katër gjoba për sektorin privat dhe katër tjera për sektorin publik përgjatë vitit 2022. Shkelësit më të mëdhenj në sektorin publik janë bizneset që reklamojnë produktet e tyre dhe shfrytëzojnë numrat e telefonit pa lejen e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dermaku gjatë një diskutimi me Lëvizjen FOL.

Ankesat më të shpeshta për institucione janë për dikasterin qeveritar dhe ministritë, mirëpo edhe për komunat, Këshillin Prokurorial e Gjyqësor.

Sogojeva – Dermaku ka thënë se sfidat që përballet ky institucion janë të shumta, duke përfshirë mungesën e stafit dhe buxhetin e vogël.

“Për vitin 2022 diku rreth 1200 aktgjykime janë publikuar në webfaqen e këshillit gjyqësorit me të dhëna personale. Një nga takimet e para që i kemi pasur si Agjenci ka qenë më këshillin gjyqësor. Duhet ta them hapur se tani me kryetarin e ri të Këshillit Gjyqësor jemi në punë shumë të mirë. Jemi duke punuar në këtë drejtim, kemi ofruar trajnime për këtë çështje. Kjo është një çështje që kërkon diskutim pasi që jo të gjitha aktgjykimet kërkojnë anonimizim të të dhënave”, tha ajo.

“Fushatë për mbrojtjen e të dhënave nuk ka pasur, mirëpo trajnime për të gjithë zyrtarët për mbrojtjen të dhënave kemi bërë. Mbetet sfidë numri i vogël i stafit në Agjenci për Informim dhe Privatësi.  Përkundër që ne kemi hapur konkurse për rekrutimin e stafit, mirëpo edhe pse ka pasur shumë aplikantë, shumica nuk e kanë kaluar testin. Buxheti shumë i ultë mbetet sfidë tjetër”, tha ajo.

Sogojeva Dermaku tha se gjobat që parasheh ligji është janë nga 2 mijë deri në 8 mijë euro. E gjobën më të madhe ndonjëherë në Kosovë e ka marrë kompania e sigurimeve “Sigal”.

“Kompanitë e taksive po i shkelin të dhënat e qytetarëve me një numër po i identifikojnë emrin, mbiemrin, ditëlindjen, ku plot qytetarëve iu shkon mesazhi urime ditëlindjen. Gjoba më e madhe që kemi shqiptuar deri më tash është 50 mijë euro, ndaj një kompanie të sigurimeve ‘Sigal’”, tha ajo.

 

Tags: AIPLevizja FOL
ShareTweetShare
Previous Post

Këshilltari i Faton Pecit e pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve

Next Post

Qytetari gjen një kuletë me shumë para, por e dorëzon në Policinë e Kosovës

Next Post
Qytetari gjen një kuletë me shumë para, por e dorëzon në Policinë e Kosovës

Qytetari gjen një kuletë me shumë para, por e dorëzon në Policinë e Kosovës

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.