Gjashtë ndeshje, gjashtë humbje. Aventura e dytë si trajner i Chelsea, po shkon shumë keq për Frank Lampard.
Pas humbjes ndaj Arsenalin në transfertë, trajneri i “Bluve të Londrës” deklaroi:
“Nuk ishim në lartësinë e duhur, pjesa e parë ishte katastrofike për ne. Ishte shumë e thjeshtë të luaje ndaj nesh në 45 minuta e para.
Në të dytën ishim më mirë, luajtëm si skuadër dhe krijuam raste për gol. Do të punojmë fort që të ringrihemi“, theksoi Lampard.