GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

07/07/2024
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së jetesës sipas gjetjeve në publikimin “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”, me autor Edison Jakurtin, doktorant i shkencave ekonomike në Universität Leipzig dhe ligjërues në Lancaster University, me nismë të Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.

Sipas publikimit, hendeku midis pagës së llogaritur të jetesës dhe pagave minimale aktuale është i madh. Gjetjet nxjerrin në pah një situatë shqetësuese: shumica e pagave në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, nuk arrijnë vlerën e një page të jetesës.

Studimi vë në dukje se ndërsa paga e vlerësuar e jetesës ndryshon pak midis zonave urbane dhe rurale, ajo qëndron në 1,295 euro bruto (1,152 euro neto) në muaj për një familje standarde me katër anëtarë.

Edhe për një punëtor/e që jeton vetëm, paga e kërkuar e jetesës vlerësohet në 816 euro bruto (720 euro neto), e cila gjithashtu ka dallime në varësi të zonës së banimit.

Sipas publikimit, vetëm një në pesë paga aktualisht konsiderohen si pagë jetese, duke çuar në pasiguri ekonomike në mesin e punëtore.

“Ne e kemi gjetur se vetëm 1 në 5 paga në Kosovë mund të konsiderohet si pagë jetese.” – thuhet në publikim.

“Hendeku mes pagës minimale dhe pagës së jetesës që ne kemi përllogaritur tregon se punëtorët që marrin një pagë minimale nuk janë në gjendje t’i mbulojnë nevojat bazike të jetës. Dhe, megjithëse paga e re minimale do të kishte një rritje të konsiderueshme nga nivelet aktuale, ajo do të ishte ende nën një page jetese.” – thuhet aty.

Çekuilibri rezulton më i theksuar tek gratë, të cilat përballen me një pabarazi më të madhe krahasuar me burrat. Burrat janë më afër përmbushjes së kufirit të pagës së jetesës sesa gratë në administratën publike.

“Për shkak të pabarazisë në paga që gjendet edhe në sektorë të tillë si administrata publike, ku si burrat ashtu edhe gratë paguhen mesatarisht me një pagë më të lartë se në sektorin privat, paga mesatare e burrave është më afër arritjes së nivelit të pagës së jetesës sesa ajo e grave. Përderisa paga mesatare e burrave në administratën publike do të duhej të rritet për vetëm €32 për të arritur nivelin e pagës së jetesës, për gratë rritja do të duhej të ishte pothuajse 4 herë më e madhe (€125).” – thuhet në publikim.

Vetëm në disa sektorë, si “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar”, “Informacioni dhe komunikimi” dhe “Aktivitete të organizatave dhe organeve ekstraterritoriale”, pagat mesatare të të dyja gjinitë e kalojnë pragun e pagës së jetesës.

Për më tepër, raporti identifikon boshllëqet midis brezave, që prekin veçanërisht punëtorët e rinj dhe të moshuar.

“Në përgjithësi, kemi vërejtur hendeqet më të gjera te ekstremet: tek të rinjtë dhe të moshuarit. Për ata të moshës 65+, paga mesatare do të duhej të rritet me €531 për gratë dhe €492 për burrat në mënyrë që të arrijë nivelin e pagës së jetesës. Për ata nga mosha 18 deri në 24 vjeç, paga mesatare do të duhej të rritet me €363 për gratë dhe me €322 për burrat në mënyrë që të barazohej me një pagë jetese.” – thuhet në publikim.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, në publikim sugjerohet veprim i shpejtë nga politikëbërësit, bizneset, sindikatat dhe OJQ-të.

Ndër kërkesat urgjente është thirrja ndaj qeverie për të rritur pagën minimale.

“Vijmë në përfundimin se dallime të tilla të mëdha si këto kërkojnë veprime urgjente nga qeveria për të rritur pagën minimale, nga bizneset për të rritur pagat në sektorët e tyre ekonomikë, nga sindikatat për tu organizuar rreth kauzës për një pagë jetese dhe nga OJQ-të dhe organizata tjera ndërkombëtare që të hartojnë politika që synojnë zhdukjen e varfërisë së punës.” – thuhet aty.

Tags: Pagat ne sektorin publik dhe privat
ShareTweetShare
Previous Post

Vdes i riu në QKUK, e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren

Next Post

EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti

Next Post
EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti

EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.