Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një vetaksident i rëndë në mesditë në Çikatovë të Vjetër në Drenas.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tregoi se ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, tha ajo.
Vdekjen e 50-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.
Sipas policisë, nuk dihen shkaqet që e kanë bërë ngasësin ta humbë kontrollin mbi automjetin.