Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Qungur të Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës”, ka bërë të ditur Rugova.
Rasti po hetohet nga trafiku rajonal i Pejës.