Një vetaksident ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin e ndodhur