Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 15:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Miradi. Njësia e trafikut ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Njësia e trafikut është marrë me procedurat lidhur me aksidentin.