Një vetaksident ka ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë, ku një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Vetaksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (aksi Lipjan-Prishtinë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thotë Krasniqi.