Me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të tetë 8 dëshmorëve në Pashtrik, të shtunën më 04 dhjetor, në ora 10:30 në Krushë e Madhe. bëhen Homazhe në kompleksin memorial e më pas edhe në vendrënien e tyre në Pashtrik.
prof.dr Sabahajdin Cena
Nga “Kronikë nëpër stuhi”PRITAT NË “HURDHAT E PLANEJËS”
Ai Dhjetor i atij viti 1998, ishte pothuajse më i vrazhdi që e kisha përjetuar deri atëherë, apo ndoshta ashtu më ishte dukur. Ditët e javës së parë të atij Dhjetori ishin diçka më të buta, më të hareshëm, më të këndshme, më të mira e më të shoqërueshme, kurse netët e 3 e 4 dhjetorit ishin, jo të “Dhjetorit të shqetësuar”, por të “Dhjetorit të tërbuar”. E çetën e Krushës së Madhe të cilës i printe hasjani Skënder Hameli, me t’u nisur prej Vlahne e kah “Stanet” e kah “Udha e Makinës” e kah “Lajthishtet” i shoqëronte jo vetëm acari Pashtrikut por edhe një stuhie paparë deri në atë ditë.
Një pjesë e Brigadës së Rahovecit, e kishte braktisur shtabin e Retisë në shtëpinë e Gani Shaqës për të ardhur te Krasniqët e Hoçës së Vogël, mysafirë të Hamdi Kupës në një odë bri rrugës e cila ishte pothuajse shtab i luftëtarëve të Hoçës së Vogël.
Luftëtarët i shoqëronin Lulzim Krasniqi e Selim Gashi, ndërsa matanë Drinitë Bradhë, në drejtim të “Staneve të Vlahnës” ishin: Skënder Hameli, prof.Muhamet Malësori, Hysni Duraku,Sedati, Sinani, Isaku, Ismeti e Hida Hoti, të gjithë nga Krusha e Madhe, luftëtarë të Xhelal Hajdës-Tonit e të Selajdin Mullabazit-Micit të përjetësuar pothuajse rrafsh një muaj më parë, pra më 6 nëntor të atij viti të përgjakshëm 1998.
Krushjanët ishin të vetmuar dhe bredhnin prej hurdhe në hurdhë në mënyrë që të strehoheshin sa prej acarit, aq edhe prej stuhisë e prej pritave serboçetnike që gjatë atyre ditëve të stuhishme u patën bërë gardh nëpër atë vijë të mallkuar të kufirit. Dhe arritën shumë afër Planesë, arritën deri në vendin ku i priste Vdekja, ky shok shumë besnik i cili nuk të lë vetëm për asnjë çast, prandaj nuk e lë vetë mas Skënderin, as Muhametin, as Hysniun, as Sedatin, as Sinanin, as Isakun as Ismetin e as Hidanë, e unë,siç thuhej në baladën për ,Ago Ymerin:
“Vet’ i lava, vet’ i kjava,
Me K’ta duar në dhe i mbulova”
Pothuasjse në sy e hundë të forcave policore serbo çetnike që lëviznin nëpër rajonalen Prizren -Gjakovë, pra në Krushën e Madhe me fjalën: Lavdi -Lavdi-Lavdi ,duke u përpjekur që ta ruaj amanetin e tyre dhe ta përfundoj rapsodinë të cilën nuk e mbaruan asrapsodi Muhamet Malsori e as Mujë Krasniqi.