Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet.
Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës. Nga vërshimet është prekur edhe Podujeva.
Në fshatin Gllamnik, ku shihet oborri i një qytetari është përfshirë nga uji, niveli i të cilit ka arritur deri te shkallët e shtëpisë. Edhe një qytetare nga Gllamniku ka treguar se oborri i shtëpisë së saj është përfshirë nga vërshimet.
Uji nuk ka depërtuar brenda shtëpive të tyre, por në stallat e bagëtive.