GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Veriu ‘vlon’: Policia po ruan ndërtesat komunale në veri, pamje prej atje

27/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rrezik për përshkallëzim të situatës, Policia kalon në orar 12 orësh – angazhon edhe njësitë rezervë
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas përleshjeve midis Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë, situata në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është e qetë.

REL raporton se pranë ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ka prani të Policisë së Kosovës. Po ashtu, policë ka edhe brenda ndërtesave.

Para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit janë vendosur tri autoblinda policore me rreth 20 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Në afërsi të ndërtesës së komunës, po ashtu janë parë ekskavatorë që po heqin rërën e hedhur një ditë më parë para ndërtesës së Komunës.

Situata në këtë komunë raportohet e qetë dhe gjendja është kthyer në normalitet, teksa janë hapur dyqanet dhe lokalet e gastronomisë.

Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, të cilët u përleshën me policinë. Autoritetet e sigurisë përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.

Disa vetura policore u dogjën, ndërkaq të paktën pesë policë u lënduan.

Faktori ndërkombëtar e cilësoi si shkuarjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Por, autoritetet kosovare fajësuan Serbinë dhe “strukturat ilegale dhe bandat kriminale” për situatën e krijuar, teksa thanë se Policia e Kosovës po realizonte detyrat e saj.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se veprime të tilla do të rezultojnë “me pasoja” në raportet dypalëshe me Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se veprimet e Kosovës përshkallëzuan “tensionet pa nevojë, duke i minuar përpjekjet për të ndihmuar në normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Tags: Ndertesa e komunes se LeposaviqitSituata ne Veri SotVeriu i Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Tensionet në veri, reagon edhe Rusia

Next Post

”2 mijë dinarë për person”, kështu i pagoi Vuçiq serbët që i thirri dje në miting?

Next Post
”2 mijë dinarë për person”, kështu i pagoi Vuçiq serbët që i thirri dje në miting?

”2 mijë dinarë për person”, kështu i pagoi Vuçiq serbët që i thirri dje në miting?

Lajmet e fundit

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24/05/2025
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.