Dy shok-bomba janë hedhur mbrëmë në stacionin policor në Mitrovicë të veriut, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë në stacionin policor në Mitrovicë të veriut. Situata për momentin është stabile, ndërsa në Leposaviq janë një numër i vogël protestuesve”, theksoi ai.
ADVERTISING
Tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Serbët lokal po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.
Për gjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë arrestuar tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës.