GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Veriu pa qasje të plotë në internet e telefoni mobile

09/04/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Veriu pa qasje të plotë në internet e telefoni mobile
Share on FacebookShare on Twitter

Për të bërë një bisedë me celular, Shaqir Hetemit i duhet të ngjitet në një kodër.

Hetemi jeton në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit, ku sinjali i telefonisë mobile vazhdon të jetë i dobët. Ai është përdorues i operatorit telefonik Vala.

Kjo komunë, bashkë me atë të Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut, janë të banuara me shumicë serbe, shkruan REL.

Mungesa e valëve të telefonisë mobile dhe pamundësia e qasjes në internet, paraqitet si shqetësim për Hetemin.

“Për ndonjë thirrje telefonike të nevojshme, ose ndonjë thirrje urgjente, duhet të dalësh në ndonjë hapësirë më të lartë nga shtëpia. Sidomos gjatë dimrit situata vështirësohet edhe më shumë. Kjo është e pakuptimtë të ndodhë në shekullin XXI ”, thotë ai.

Si të metë e konsideron mungesën e shërbimeve mobile edhe Izmir Zeqiri, banor i fshatit Çabër, komuna e Zubin Potokut, i cili po ashtu shfrytëzon shërbimet e Valës.

Ai tregon se kohëve të fundit në fshatin e tij ka një përmirësim në qasje të telefonisë mobile dhe internet, por jo edhe në fshatrat tjera dhe qytet.

“Ka shumë vështirësi në telekomunikim. Përdorimi i telefonit dhe internetit është i domosdoshëm dhe ky është hendikep”, thotë ai.

Emir Azemi nga Mitrovica e Veriut përdor operatorin tjetër IPKO, por problemet i ka të njëjta sikurse banorët tjerë.

Telefonia fikse dhe mobile, Vala, operon në kuadër të kompanisë publike, Telekomit të Kosovës.

Nga ky operator pranojnë se këto komuna janë pjesërisht të mbuluara me teknologjinë 3G.

Pika kufitare në Jarinjë dhe një pjesë e rrugës Jarinjë – Leposaviq dhe Mitrovicë-Leposaviq është e mbuluar me teknologjinë 3G, qyteti nuk është i mbuluar mirë, kurse teknologjia 4G nuk zbatohet. Ndërkaq, nuk ka mbulueshmëri të internetit kabllor në këtë komunë.

E njëjta situatë, me qasje të kufizuar paraqitet edhe në komunën e Zveçanit.

Komuna e Zubin Potokut është mbuluar me teknologjinë 3G në pjesën më të madhe të qytetit, Liqeni i Ujmanit, si dhe rruga deri në pikën kufitare në Bërnjak. Edhe fshati Çabër është i mbuluar mirë. Pika kufitare në Bërnjak është e mbuluar me teknologjinë 4G.

Me shërbime të internetit mbulohen Dogana e Kosovës, Posta dhe Raiffeisen Bank.

Mitrovica e Veriut mbulohet kryesisht me teknologjitë e reja nga stacionet bazë të Mitrovicës Jugore, tha Fadil Lepaja, zëdhënës këtë kompani.

Duke marrë për bazë këto probleme, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një vizite të realizuar në fund të vitit të kaluar në këtë kompani, ka thënë se janë duke shikuar mundësitë që të ndihmohet Telekomi me një vlerë prej rreth një milion eurosh për t’i përballuar investimet kapitale në shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës.

Shtrirja e rrjetit nga Vala dhe IPKO

Lepaja nga Telekomi tha se vitin e kaluar kanë pranuar nga Ministria e Ekonomisë shumën prej një milion eurosh, që lidhet me investimet në zgjerimin e rrjetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Për Telekomin territori i Republikës së Kosovës është një tërësi e po ashtu edhe klientët, tha ai, prandaj “synimi i kompanisë është të ketë shtrirje në çdo cep të Republikës dhe të përfshijë të gjithë konsumatorët pa asnjë dallim”.

“Në pjesët e territorit, që ju u referoheni, vitin e kaluar janë bërë shtrirje të rrjetit, ku një pjesë e investimeve janë mbuluar me shumën e pranuar nga Ministria e Ekonomisë”, tha Lepaja, pa treguar se sa ishte kjo shumë.

Edhe nga kompania tjetër, IPKO, shprehen se këto komuna nuk janë të mbuluara komplet me teknologji.

Edhe pas dëmtimit të pikave në pjesën veriore, IPKO ka vazhduar shtrirjen e rrjetit në atë pjesë, por për shkak të pasigurisë që ka qenë, nuk është arritur të mbulohet e tërë zona, tha Afrika Zyferi, zyrtare për marrëdhënie në këtë kompani.

Pikat që janë në atë zonë kanë teknologjinë 2G/4G apo 2G/3G, njëjtë si në pjesët tjera.

Por, së fundmi, thuhet në përgjigje, IPKO ka bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, për të lehtësuar procesin e shtrirjes së rrjetit tutje, mbulueshmërinë në atë zonë dhe deri në fund të vitit pritet të ketë përmirësim të sinjalit.

IPKO e ka mbuluar të gjithë pjesën veriore të Kosovës, por gjatë trazirave të vitit 2010, janë dëmtuar [pajisjet]. Sulmet ndaj operatorit IPKO është thënë se janë kryer nga disa serbë lokalë në prill të vitit 2010 në shenjë hakmarrjeje, pasi ARKEP-i ia ka ndërprerë operimin një kompanie të telefonisë mobile të Serbisë, që operonte pa licencë në territorin e Kosovës.

Operatori serb, MTS, funksionon në Kosovë si rezultat i marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacion të vitit 2013.

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP), është përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofrueseve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë.

Nazim Rahimi, kryetar i Bordit të ARKEP-it, thotë se operatorët mobilë, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, e kanë autorizimin nga ARKEP-i për shtrirjen e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë komunat e veriut.

Me qëllim të krijimit të kushteve për investime në teknologjitë e reja, ARKEP-i në muajin shkurt ka dhënë në shfrytëzim edhe kapacitete shtesë, për Telekomin dhe IPKO-n përfshirë edhe teknologjinë 5G.

Në tregun e Kosovës për internet mobil dhe fiks operojnë: Telekomi i Kosovës, IPKO, Kujtesa, Artmotion, AE Holding, Ard Holding dhe operatorë të tjerë. Sipas të dhënave të ARKEP-it, më së shumti përdorues kanë IPKO-ja dhe Artmotion, ndjekur nga Kujtesa dhe Telekomi i Kosovës.

Kosova është një prej vendeve me përdorimin më të madh të internetit mobil në Ballkan.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, sipas ARKEP-it, qasja në telefoni mobile ka qenë 98 për qind, kurse qasje në internet nga shtëpia 96 për qind.

Tags: Leposaviqveri
ShareTweetShare
Previous Post

Zelensky uron Pashkët: Fitorja e Ukrainës do të jetë ‘festa e përbashkët’

Next Post

Haziri për Ditën e Kushtetutës: Qeveri që nxjerrë vendime anti-kushtetuese dhe nuk zbaton vendimet e gjykatës

Next Post
Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat

Haziri për Ditën e Kushtetutës: Qeveri që nxjerrë vendime anti-kushtetuese dhe nuk zbaton vendimet e gjykatës

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.