Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po qëndron në Austri, ku po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka folur në këtë Samit, duke theksuar se BE-ja duhet të qëndrojë besnike kundrejt zgjerimit.
“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka folur edhe për neutralitetin karshi agresionit rus.
“Ne duhet të refuzojmë neutralitetin kur është fjala për agresionin rus në Ukrainë. Neutraliteti është cinizëm. Ata që janë neutral, janë cinikë.” – shtoi Kurti.