GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Veriu i ndriçuar”, cila është e vërteta për rrymën në pjesën veriore?

24/12/2021
në Ballina, Ekonomi, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Veriu i ndriçuar”, cila është e vërteta për rrymën në pjesën veriore?
Share on FacebookShare on Twitter

Fotografitë nga jugu i Mitrovicës me pjesën veriore të ndriquar kanë revoltuar një pjesë të qytetarëve. Pretendohet se në Veri, aty ku qytetarët s’paguajnë për rrymë, nuk po ka fare ndërprerje. Në Qeveri dhe në KEDS nuk u janë përgjigjur këtyre pretendimeve, ndërsa KOSTT-i thotë se masat vlejnë për krejt Kosovën. KMDLNj-ja është e sigurt se Veriu s’ka ndërprerje dhe e quan diskrimunese e raciste mënyrën e reduktimeve.

“Për shkak të krizës energjetike dhe sipas udhëzimeve të KOSTT do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara”, është mesazhi që kanë pranuar qytetarët gjatë ditës së martë, si paralajmërim për reduktimet, që do të nisnin të nesërmën.

Prej kur kanë nisur reduktimet e rrymës, janë publikuar në rrjete sociale shumë fotografi, sipas të cilëve në komunat veriore të vendit nuk po ndalet rryma.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), i cili ka udhëzuar KEDS-in për reduktime me energji elektrike, thotë se zbatimi i masave vlen për gjithë vendin, përfshirë Veriun.

“Zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për zvogëlimin e konsumit si masë e fundit e veprimit, vlen për të gjithë vendin, përfshirë pjesën veriore të vendit”, thuhet në përgjigjen e Kostt-it.

As Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Gazetës nëse ka reduktime edhe në komunat veriore të vendit, të cilat janë të banuara me serbë.

Ndërkaq Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka deklaruar sot se në veri të vendit nuk ka shenja të reduktimeve të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KMDLNj ka deklaruar se gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut, nuk janë parë askund agregatë.

“KMDLNj, dje ishte në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut ku nuk kishte asnjë shenjë se ata po përballen me mungesë të energjisë elektrike sikur që nuk kishte askund agregatë. Kjo është ajo që KMDLNj –ë e ceku më lartë, trajtimi racist dhe diskriminues i qytetarëve të Kosovës, në Kushtetutën e së cilës është garantuar barazia para ligjit, duke e dënuar çfarëdo lloj diskriminimi”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Ndryshe, më 6 maj të këtij viti, me 61 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, lidhur me kërkesën e KOSTT-it për të siguruar 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Ndër rekomandimet e KOSTT-it ishte që Qeveria e Kosovës të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor, për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore të vendit.

KOSTT-i kishte ndarë 6.7. milionë euro për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të vitit. Kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh ishte zgjatur në 17.7 milionë euro

Tags: Fotografitë nga jugu i Mitrovicës me pjesën veriore të ndriquar
ShareTweetShare
Previous Post

Zëdhënësi i Qeverisë: Askush nuk ka kërkuar nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit

Next Post

Avokat Kocit- i ndalet rryma natën e Krishtlindjes, nuk po tregoni respekt për festën

Next Post
Avokat Kocit- i ndalet rryma natën e Krishtlindjes, nuk po tregoni respekt për festën

Avokat Kocit- i ndalet rryma natën e Krishtlindjes, nuk po tregoni respekt për festën

Lajmet e fundit

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

24/05/2025
Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

24/05/2025
“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

24/05/2025
Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

24/05/2025
Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

24/05/2025
Qeveria dhe kryeministri janë stabile dhe se nuk ka arsye të dorëheqjes

Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

24/05/2025
Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

24/05/2025
“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.