Opozita kërkon ardhjen e kryeministrit Kurti në Kuvend që të raportojë për gjendjen në veri dhe rrëmbimin e tre zyrtarëve policor nga Serbia.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se situata nuk është normale dhe s’duhet të luajmë normalitetin, raporton Indeksonline.
“Situata nuk është normale, s’mund ta luajmë normalitetin as ne jetën normale as ne kuvend. Dje ka ndodhur përshkallëzim e situatës se sigurisë. Rrëmbimi akt agresioni, shkelje e sovranitetit. Ne këtë moment përtej qëndrimeve, prioritet duhet te jete kthimi i policë ne Kosovë pranë familjeve duke garantuar shendin e sigurinë.
I nderuar kryetar, iu ftoj qe ju ne emër te kuvendit, ta kontaktoni Kurtin të vijë në senacë të veçantë per te raportuar se cilat janë vendimet e qeverisë qe janë duke i ndërmarrë për kthimin e policeve por edhe situatën ne veri te vendit.
Te caktojmë kohen e mbajtës se një seance ne çfarë kohe qe është e mundur. Nuk mund te vazhdojmë seancën kur kemi akt agresioni e tre polic te rrëmbyer. Sot te jemi ne nivelin e përgjegjësisë, ta kemi kryeministrin këtu. Ne mund ta vazhdojmë seancën aktuale, e ta ndërpremë kur te vjen Kurti. Besoj ta merrni me seriozitet ketë kërkesë, e te jemi të koordinuar”, tha Krasniqi.
Njëjtë kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK, kërkoj që kryeministri të vijë sa më shpejt në Kuvend e të raportojë për situatën në veri, për gjendjen e zyrtarëve policor aq sa ka informacione, për veprimet dhe masat që janë ndërmarrë”, u shpreh Gashi.
“Në emër të grupit parlamentar kërkojmë nga kryeministri që të vjen të bëjë një raportim në Kuvendin e Kosovës në radhë të parë për gjendjen e krijuar, por mbi të gjitha për daljen nga kjo situatë”, theksoi Tahiri