- Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic ka treguar se sot në orën 12:00 do të mblidhen në Zveçan për të diskutuar rreth propozimit të kreut të tyre Goran Rakiq për të lëshuar institucionet e Republikës së Kosovës.
“Në takim do të diskutojmë propozimin e kreut të Listës Serbe Goran Rakiq për çështjne e daljes nga të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Simiq.
Ky diskutim vjen si rezultat i pakënaqësisë që kanë me vendimin e Republikës së Kosovës për shkarkimin e Gjuriq nga pozita e drejtorit të Poilicisë në veri pasi i njejti s’ka pranuar të implementojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.