Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka kërkuar nga mediat kosovare që ta bojkotojnë qeverinë, pas vendimit të MINT për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se liria e medias është e panegociueshme.
“Mediat kosovare për ta mbrojtur Klan Kosovën dhe veten nga ndërhyrjet arbitrare të Qeverisë, duhet ta bojkotojnë Qeverinë duke mos raportuar nga dhe për Qeverinë, përfshi mbledhjet e rregullta!”, ka shkruar Matoshi