GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Vendimi fatkeq i Kurtit”/ Profesori amerikan: Kryeministri minoi rëndë pozicionin e tij me SHBA, BE dhe sekretarin Blinken – kështu duhet të veprojë

31/05/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Vendimi fatkeq i Kurtit”/ Profesori amerikan: Kryeministri minoi rëndë pozicionin e tij me SHBA, BE dhe sekretarin Blinken – kështu duhet të veprojë
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori amerikan Alon Ben-Meir, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, protestat që po mbahen atje nga serbët, dhunën nga protestuesit serbë e punën e kryetarëve të komunave veriore.

Ai e quan vendim fatkeq vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për ta dërguar policinë e Kosovës në veri, për t’i ruajtur objektet e komunave atje, që thotë se nuk ishte veprim i mençur nga ai dhe provokim për situatën.

“Vendimi i kryeministrit Kurti për të dërguar policinë për të shuar demonstratat e serbëve etnikë në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – në rastin më të mirë ishte i pamenduar për disa arsye. Së pari, edhe pse komunat janë pjesë e Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë të drejtë teknike të hyjnë në ndërtesat komunale, ta bësh këtë në këtë moment kur tensionet me veriun janë kaq të larta është një hap provokues që nuk ishte as i nevojshëm dhe as i mençur”, thotë ai.

Sipas tij, dërgimi i policëve në veri ishte masë e pajustifikuar, derisa Kurti është dashur ta dijë se vetëm prania e policisë do të nxiste rezistencë nga serbët.

“Së dyti, dërgimi i forcës policore për të shuar demonstratat ishte një masë krejtësisht e pajustifikuar, duke ditur se vetëm prania e policisë së Kosovës mund të nxiste rezistencë të dhunshme dhe Kurti duhet ta dinte se serbët etnikë në veri nuk do të frikësoheshin, veçanërisht duke pasur parasysh dominimin e tyre. në atë zonë”, vlerëson Ben Meir.

Profesori thotë për Gazeta Blic se edhe pse zgjedhjet ishin të lira, fakti që 95 për qind e serbëve i kanë bojkotuar ato, nuk janë legjitime.

“Së treti, megjithëse teknikisht zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme, fakti që shumica dërrmuese e serbëve – 95 për qind – njoftuan paraprakisht se do t’i bojkotonin zgjedhjet do të thotë se kryetarët e komunave u zgjodhën me 3.7 për qind, që sipas asnjë standardi nuk është legjitime dhe në kundërshtim me demokracinë, ku sundon shumica”, shton ai.

Sipas tij, vendimi i Kurtit që ta dërgojë Policinë në veri, pa u koordinuar me KFOR-in, e ka minuar rëndë pozicionin e tij me BE-në dhe SHBA-të e sekretarin Blinken.

“Duke hedhur shortin e Kosovës me BE-në dhe SHBA-në, që Kurti të dërgojë policinë në zonën me shumicë serbe në veri, pa koordinim me KFOR-in, ka minuar rëndë pozicionin e tij si me BE-në ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte shumë i qartë kur tha “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja””, deklaron Alon Ben-Meir për Gazeta Blic.

Ai shton se veprimet e Kurtit e kanë ndihmuar Vuçiqin, i cili menjëherë ngriti gatshmërinë ushtarake dhe i dërgoi pranë kufirit me Kosovën.

“Veprimet e Kurtit thjesht e ndihmuan presidentin serb Vuçiq, i cili menjëherë ngriti gatishmërinë e forcave të tij të armatosura dhe i dërgoi ato pranë kufirit me Kosovën. Kjo ka rritur edhe më shumë tensionin dhe ka helmuar më tej marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Profesori amerikan thekson se veprimi i Kurtit ishte ai që dëshironte Putin, i cili bën çmos për ta destabilizuar Ballkanin.

“Veprimi i Kurtit ishte pikërisht ajo që dëshironte presidenti rus Putin. Putini ishte i vendosur dhe bëri çmos për të destabilizuar Ballkanin, dhe veprimet e Kurtit thjesht përmbushën dëshirat e Putinit, veçanërisht kur BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po bënin gjithçka që mundeshin për të stabilizuar rajonin, veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon”, shprehet ai.

Ben Meir thotë se Kurti duhet t’i marrë parasysh këshillat e BE-së dhe SHBA-së që të tërheqë policinë dhe të krijojë mjedis të nevojshëm për të nisur negociatat për

Sigurisht, këto zgjedhje dhe vendimi i Kurtit për të dërguar policinë dhe për të lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në një zgjidhje të qëndrueshme për komunat e përfshira. Kurti duhet të marrë parasysh këshillat e BE-së dhe SHBA-së: tërhiqni policinë, të bëni të gjitha përpjekjet për të qetësuar atmosferën dhe të krijoni mjedisin e nevojshëm për të rifilluar negociatat për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, deklaron profesori amerikan, Alon Ben Meir

Tags: Alon Ben-MeirbeGjendja e VeriutProfesori amerikanSekretari BlinkenshbaVendimi fatkeq i Kurtit
ShareTweetShare
Previous Post

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Veri, kjo është kërkesa e tij

Next Post

Albini nuk është vetëm, pas Shpejtim Bulliqit edhe Armend Muja i jep përkrahje të fuqishme Albin Kurtit: Mos e tërhiq Policinë

Lajmet e fundit

Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

22/05/2025
Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

22/05/2025
Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.