Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendime lidhur me ndeshjen mes Lirisë dhe Vëllaznimit, e zhvilluar të dielën, ku pas ndeshjes tifozët vendas sulmuan futbollistët nga Gjakova.
FC Liria është dënuar me 2 mijë euro dhe me dy ndeshje pa praninë e shikuesve për lëshimin në organizim.
Këto janë të gjitha vendimet lidhur me këtë ndeshje:
Nd/ Trajneri i FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ”Liria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vëllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi.
Klubi vendas FC “ Liria “, mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë brenda dhe në afërsi të stadiumit, para, gjatë dhe pas ndeshjes. Për përgjegjësinë për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tyre ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji, me ç’rast i nënshtrohet dënimeve disiplinore.
I.Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore si dhe nenit 53 paragrafi 1 pika a , pika b dhe pika c i (Rregullores Disiplinore 23/24) ; Dënohet me mos zhvillimin e dy ndeshjeve në fushën e vetë pa praninë e shikuesve sipas radhës organizuar nga FFK .
II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 I Rregullores Disiplinore (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendi dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes); Dënohet me shumë prej 2000 euro (dy mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.