GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vendi ku kryhen ekzaminimet e rasteve të dhunës seksuale në Kosovë, flet ekzaminierja në Institutin e Mjekësisë Ligjore

19/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vendi ku kryhen ekzaminimet e rasteve të dhunës seksuale në Kosovë, flet ekzaminierja në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Share on FacebookShare on Twitter

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga nëntori i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2021, janë kryer mbi 2,000 raste të ekzaminimit mjeko-ligjor për fëmijë dhe të rritur në rastet e dhunimit, lëndimeve trupore, marrje e mostrave dhe ekzaminime të tjera.

Kështu bëri të ditur në një intervistë për Telegrafin, udhëheqësja e njësisë për Ekzaminime Klinike në IML, Venera Mehmeti.

“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore, divizioni i Mjekësisë Ligjore përgjatë periudhës nga nëntori i vitit 2002, deri në dhjetor të vitit 2021 janë kryer mbi 2,000 raste të ekzaminimit mjeko-ligjor, fëmijë dhe të rritur, ku përfshihen rastet e dhunimit, lëndime trupore, marrje e mostrave etj. Ndërsa për vitin aktual, të dhënat publikohen zyrtarisht pas përfundimit të vitit kalendarik”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse para ekzaminimit duhet të trajtohen viktimat tek psikologu apo edhe tek ndonjë specialistë tjetër, Mehmeti tha se në kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore/forenzike nuk lejohen të ketë persona të tjerë, por nëse është e nevojshme atëherë ata trajtohen tek personat kompetentë.

“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore kryhen ekzaminime mjeko-ligjore/forenzike dhe nuk lejohet të ketë persona të tjerë gjatë procedurës së ekzaminimit mjeko-ligjor, përveç specialistit të Mjekësisë Ligjore dhe infermierit/ekzaminerit mjeko ligjor, përveç në raste të veçanta. Në raste, kur diçka e tillë është e nevojshme, ato referohen tek specialistët e fushave të ndryshme si: gjinekologu, psikiatri, psikologu… Ndërsa në rast janë të përfshirë polici, punëtori social, mbrojtësit të viktimave…, secili prej nesh e kryen punën bazuar në mandatin e institucionit përkatës”, sqaroi ekzaminierja Mehmeti.

Mehmeti tha se në njësinë për Ekzaminime Klinike kryhen të gjitha ekzaminimet e viktimave të dhunës seksuale, te fëmijët dhe të rriturit.

Ajo theksoi se ekzaminimi nuk mund të kryhet pa pasur urdhëresën nga Prokurori i Shtetit.

“Divizioni i Mjekësisë Ligjore si njëri nga tri divizionet e Institutit, ofron shërbime mjeko ligjore të autopsisë mjeko ligjore, hetimit mjekësor të vdekjes, ekzaminimit klinik mjeko ligjor, si dhe ekzaminimit laboratorik (histopatologjik dhe toksikologjik) të mostrave indore biologjike”, tha ajo.

Sipas saj, me kërkesë nga Policia e Kosovës, e cila urdhërohet nga Prokurori i Shtetit, në rastet e dhunës fizike dhe/apo seksuale, nga IML kërkohet të bëjnë ekzaminimin klinik mjeko-ligjor.

“Infermierët/ekzaminerët mjeko ligjorë, të cilët janë në gatishmëri tërë kohën në IML (me orar të rregullt dhe kujdestari), pranojnë thirrjen telefonike në numrin kujdestar marrin informatat e nevojshme nga Policia e Kosovës për rastin që kërkohet të ekzaminohet, njoftojnë ekspertin mjeko – ligjor, i cili është kujdestar, dhe koordinojnë kohën, ekzaminimin në mes Policisë së Kosovës (të cilët e sjellin palën për ekzaminim), punëtorit social, mbrojtësit të viktimave dhe ekspertin mjeko ligjor”.

“Ekzaminimi nuk mund të kryhet pa pasur urdhëresën e shkruar nga Prokurori i Shtetit, i cili ka vendosur të bëhet ky ekzaminim, dhe ku shkruan arsyeja e ekzaminimit, lloji i ekzaminimit dhe pyetje të tjera, bazuar në legjislacionin aktual për rastin e caktuar. Në rastet kur kërkohet ndërhyrja trupore për marrjen e mostrave indore tek pala që do të ekzaminohet dhe pala nuk jep pëlqimin për këtë, sipas legjislacionit kërkohet urdhërese nga gjykata”, tha Mehmeti për Telegrafin.
Vendi i pranimit të rasteve para ekzaminimit klinik në IMLNëse pala (viktima) nuk pranon të ekzaminohet nga persona të gjinisë së kundërt, çfarë ndodhë?

Mehmeti tha se ka pasur raste kur pacienti ka refuzuar të ekzaminohet nga persona të gjinisë së kundërt.

“Në rastet kur pala që do të ekzaminohet nuk pranon që ekzaminimi të kryhet nga persona të gjinisë së kundërt, sipas legjislacionit në fuqi ne e kemi obligim të ofrojmë persona të gjinisë së njëjtë me palën (ekspert mjeko ligjorë dhe infermier/ekzaminerë mjeko ligjorë). Gjatë ekzaminimit nuk marrin pjesë palët tjera, me përjashtim të ndonjë rasti p.sh kur bëhet fjalë për fëmijë”, u shpreh Mehmeti.

Ajo ka treguar edhe si kryhen prodedurat për marrjen e mostrave të të burgosurve.

“Në raste të caktuara, me kërkesë të Gjykatës apo Prokurorit të Shtetit kërkohet vetëm të merren mostra indore në Institut, apo jashtë Institutit në raste të caktuara kur palët p.sh janë të burgosur. Këtyre rasteve u vendoset një numër”, tregoi Mehmeti.

Tags: dhuna seksualeVenera Mehmeti
ShareTweetShare
Previous Post

Paralajmërohen vërshime në Kosovë, reshje të mëdha shiu ditëve në vijim

Next Post

Eskalon ish agjenti serb: Shërbimi ynë e futi Kurtin tek Demaçi për ta vëzhguar, ai është agjent i yni

Next Post

Eskalon ish agjenti serb: Shërbimi ynë e futi Kurtin tek Demaçi për ta vëzhguar, ai është agjent i yni

Lajmet e fundit

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.