Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendet e QUINT-it i dënojnë rëndë protestat e dhunshmë në very, ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre të KFORI-it si dhe ndaj gazetarëve, raporton Ekonomia Online.
“Jemi të shqetësuar për dhunën që është raportuar sot ndaj zyrtarëve në veri. Kemi parë grafitet në veturat e KFOR-it dhe dëgjuam për sulmet ndaj gazetarëve, të cilat i dënojmë rëndë. E respektojmë të drejtën e çdo qytetari që të protestojë paqësisht por jo duke përdorur dhunë e duke kërcënuar”, ka thënë ai, pas takimit të Kurtit me ambasadorët.