Gjatë ditës së djeshme u raportua se Partia e Ashkalinjëve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Krejt kjo marrë shkas nga një status në Facebook i nënkryetarit të këtij subjekti politik, Gani Elshani.
“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, shkroi ai në statusin i cili pasi u bë lajm në media, vendosi ta fshijë.
Naim Uka, vëllai i deputetit të VV-së, Fitim Uka e ka komentuar këtë situatë në rrjetet sociale.
Madje, në disa komente që ka bërë, ai përdorur shprehje raciste duke e quajtur “maxhup” nënkryetarin e PIA-s.
“Po e shkarkojkan atë maxhupin, veq për inati që tka mashtru ty hahah”, thuhet në komentin e tij në Facebook.