GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Veliaj tregon investimet e reja në Bulevardin e Ri

06/05/2023
në Ekonomi, Kulturë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Veliaj tregon investimet e reja në Bulevardin e Ri
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin me banorët e Njësive 4, 8 dhe 9, kandidati i PS-së për Trianën, Erion Veliaj tha se ndihet krenar për punët që janë bërë në Tiranë. Nga Bulevardi i Ri, ku u mbajt takimi, kryebashkiaku numëroi investimet e reja që do bëhen në atë hapësirë dhe që do rrisin ndjeshëm vlerën e pronës.“Këtu do të jetë ndërtesa e re e Bashkisë së Tiranës për 100 vitet e ardhshme. Duke ardhur bashkia, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia jonë, jep një sinjal se ne besojmë te ky projekt i Tiranës që rritet në këtë shtyllë kurrizore. Te fillimi i Bulevardit të Ri do të jetë Gjykata e Lartë. Pak më poshtë do të jetë Prokuroria e Përgjithshme. Sapo mbaruam garën, te semafori i tretë do jetë Pallati i ri i Kongreseve. Përballë semaforit të tretë do të jetë Muzeu i Artit Modern. Duke sjellë këtu gjashtë institucione publike, ne i japim besim, i japim shpresë projektit të Bulevardit të Ri. Kemi përcaktuar një hapësirë edhe për xhaminë e re të Bulevardit të Ri. Në fund të Bulevardit do të kemi një shesh të jashtëzakonshëm, ne simetri me sheshin “Nënë Tereza”. Me Rakipin në Kamëz, ku ne do të fitojmë bindshëm, ashtu si në Kavajë, do të ndërtojmë 7 ura sepse pjesa më e madhe e popullsisë së Kamzës vjen dhe punon përditë në Tiranë dhe kthehet çdo natë në Kamëz. Suksesin e kemi të përbashkët dhe Lumin nuk e kemi për të na ndarë, por për të na bashkuar”, tregoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos mendojnë për hallet e atyre të rublave apo hallet e non gratave, që vetëm bllokojnë punët e mira, por të mendojnë për të tashmen dhe të ardhmen e familjeve të tyre.

“Do vazhdojmë mbrapa apo do ecim përpara dhe të kapim kohën e humbur të atyre që vetë nuk bëjnë asnjë punë, por pengojnë këdo tjetër që të bëjnë një punë? Ftesa ime sot, përveçse mirëseardhje për të gjithë ata që na janë bashkuar nga forcat e tjera, është që në këtë javë të fundit të komunikojmë me këdo që ndoshta nuk ka menduar si ne. T’i shohim në sy dhe t’i themi: A është familja jote gjëja më e shtrenjtë? Më e shtrenjtë se gjithë partitë e botës? Nëse familja është gjëja jote më e shtrenjtë, kur ke një çerdhe të mirë për familjen tënde, a ia vlen që ne të vazhdojmë të ecim përpara? Nëse familja jote është partia më e shtrenjtë dhe në familjen tënde ka një kopsht më të mirë si ato që kemi ndërtuar ne, a ja vlen të vazhdojmë të ecim përpara për kopshte të tilla? Nëse sot fëmijët e njësisë 4, 8, 9 shkojnë në shkolla si “Jeronim De Rada” e re, si “Sami Frashëri”, si “Ardian Klosi”, si “Kiço Blushi”, si “Sevasti Qirjazi”, si “Kristo Frashëri”, si “Vaçe Zela”, si “Hasan Vogli”, si “Qazim Turdiu” – nëse këto shkolla e kanë bërë jetën më të mirë për familjen tënde, a nuk je dakord që ne duhet të vazhdojmë përpara me punë të tilla? Nëse shtëpia jote që vlente X para në vitin 2015, sot sipas të gjithë treguesve falë pastërtisë, falë urbanistikës, falë ndriçimit, falë sigurisë sot vlen dy herë apo tre herë më shumë, kjo është një gjë e mirë dhe ky është një motivim që Tirana të vazhdojë të ecë përpara?”, nënvizoi Veliaj

 

Tags: albaniaBashkia e TiranesErion Veliajpolitike
ShareTweetShare
Previous Post

Ukraina rrëzon raketën hipersonike ruse me sistemin amerikan Patriot

Next Post

Kjo është 28-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali, babai i vajzës rrëqeth me postimin

Next Post
Kjo është 28-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali, babai i vajzës rrëqeth me postimin

Kjo është 28-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali, babai i vajzës rrëqeth me postimin

Lajmet e fundit

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025
“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

“Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

16/05/2025
Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

Pengesë e habitshme, konservatorët bllokojnë projektligjin e madh të Trumpit për lehtësirat tatimore

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

16/05/2025

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

16/05/2025
Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.