Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren spektakolare të PS në Kamëz, një bashki e njohur si ish-bastion i PD-së.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se PS fitoi me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të saj.
“Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, shkruan Veliaj.