Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ku po qëndron thuajse prej një jave.
Veliaj shprehet në reagim se iu privua liria pa gjyq, teksa e cilëson akt-akuzën ndaj tij si absurde, pasi sipas tij, në brendësi nuk ka asnjë provë për pretendimet e prokurorisë.
Sipas kryebashkiakut, në aktakuzën e Ols Dados përmendet një projekt në jug dhe përpiqet të serviret si rast korrupsioni në Tiranë.
Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj:
“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.
Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.