Pasi fitori një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ju ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e këtyre zgjedhjeve.
Erion Veliaj: Dua të falenderoj të gjithë kryetarët e Partisë Socialiste. Ne kemi fituar masivisht në të 27 Njësitë e Bashkisë së Tiranës, 27 me 0, për të qenë forca që e çon çdo njësi tonën vetëm përpara. Dua të falenderoj të gjithë administratorët tanë, që zgjidhën një problematikë të jashtëzakonshme, jam i përulur për çdo gjë që bën secili prej tyre. Janë 500 kapitenë të përkushtuar që kanë qenë aty deri në sekondën e fundit një shërbëtor publik dhe mezi pres të bëjmë punë të tjera në secilën prej njësive. Ju falenderoj nga zemra. Dua të falenderoj skuadrën tonë të patronazhistëve, që i dinë hallet e çdo dere. Vetëm aftësia për të pasur veshë për të dëgjuar e sy për të parë, zemër për të rrahur, ky është çelësi dhe formulat e suksesit tonë. Ne futëm një koncept të ri, që e bëri secili prej nesh një aktivist dixhital. Falenderim për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë. E kanë bërë këtë parti me një inteligjencë të madhe, janë të gjithë teknikët tanë të IT-së, truri që kemi e që merret për t’i përdorur të gjitha instrumentet e shkencës në favor të punës tonë.
Dua të falendeorj 300 mijë votues të Tiranës të cilët pavarësisht se për 3 orë patën problematika në qendra votimi, pavarësisht se ishin në karrige me rrota, votuan, ju falenderoj me zemër. E shfrytëzuam votën e shenjtë. Faleminderit 55 % të Tiranës që na dha një mesazh të pastër, vendimmarrje për një Tiranë që do të eci vetëm përpara e që do që Tirana të vazhdojë të jetë motor i zhvillimit. Kjo fitore nuk më ngriti në qiell, por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër. Ju premtoj modesti, një kokë të përulur dhe mend për të ecur përpara. Tirana na tregoi se kërkon një dorë të shtrënguar. Dua të falenderoj dhe ata që mendojnë ndryshe dhe dua të ju them se vota juaj nuk është e kotë. Ju them demokratëve se do të jem dhe kryetari i tyre, pa i ndarë në të majtë dhe në të djathtë pa asnjë dallim dhe nga Tirana nuk del asnjë i humbur.