GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vela: Presidentja nuk rrëzohet nga Kushtetuesja, ajo do ta ketë edhe një tjetër mandat

06/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vela: Presidentja nuk rrëzohet nga Kushtetuesja, ajo do ta ketë edhe një tjetër mandat
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka folur rreth raportimeve të fundit se Presidentja Vjosa Osmani mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kjo pasi që Veton Berisha dhe Albert Kinolli nga komunitetet egjiptian dhe rom po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundi të përgjithshme.

Vela deklaroi se nuk ekziston asnjë element për t’u kontestuar juridikisht procesi i zgjedhjes së Presidentes teksa shtoi se edhe nëse ish-kandidati për deputet Veton Berisha fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese, Presidentja nuk cenohet.

Ndër të tjera Vela vitin e dytë të Osmanit në krye të Presidencës e vlerësoi si mjaft dinamik.

“Në vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat duke filluar nga lufta në Ukrainë. Presidentja ka qenë jashtëzakonisht aktive, sidomos në politikën e jashtme. Ajo ka prekur shumicën e kontinenteve, duke pasur takime me shtete njohëse dhe jo njohëse për të shtyrë përpara fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vela në një intervistë për Telegrafin, përcjell Reporteri.net.

Shefi i kabinetit të Presidentes ka komentuar edhe raportimet në media në lidhje me një rrëzim të Presidentes nga Gjykata Kushtetuese.

Vela thotë se Presidentja do ta vazhdojë mandatin deri në fund dhe ajo nuk do të rrëzohet.

“Presidentja nuk do të rrëzohet. Ajo do ta kryej mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat”, ka deklaruar Vela.

Vela thotë se edhe nëse do të merret për bazë ankesa e ish-deputetit Veton Berisha, nuk do të cenohet procedura e zgjedhjes së Presidentes.

“Hipotetikisht do të mund të rrëzohej vetëm një deputet. Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 82 deputetë. Nuk ka asnjë bazë ligjore, juridike, kushtetuese që të mund të vihet në atë konkludim [rrëzimi i Presidentes]. Lajmi u është shpërndarë mediave [për rrëzimin e mundshëm të Presidentes] nga qarqe që lidhen me Serbinë. Nuk u vë faj këtu mediave. Janë disa shpërndarës të lajmeve të rreme”, është shprehur Vela.

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, thotë se nuk ka asgjë kundër mediave dhe sipas tij AGK në disa raste do të duhej të reagonte vet kundër mediave që dezinformojnë.

Në këto vite Presidentja sipas tij ka vendosur një standard të ri sa i përket vendosjes së meritokracisë në institucione.

Ai ka thënë se megjithatë Presidenca nuk ka lënë anash edhe çështje tjera siç ishte reagimi për shtrenjtimin e rrymës.

“Megjithatë institucionet janë të pavarura dhe kanë vendosur ndryshe”, deklaroi tutje Vela.

Tags: Blerim VelaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi: Thaçi dhe Veseli u inkurajuan shumë nga marshimi në Prishtinë

Next Post

Krasniqi për dy-vjeçarin e Kurtit: S’ka reforma, ka rrënim – Janë të paditur, jo kompentë, të papërgatitur

Lajmet e fundit

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.