Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili është shprehur kategorikisht kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai teksa e quajti “palaço”, ia kujtoi Daçiqit se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Vela në Twitter përmendi marrëveshjet e Brukselit të viteve 2013 dhe 2023, pikën 14 dhe respektivisht 4.
“Nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura!”, shkroi ai.
A reminder for the clownish MFA of Serbia that Kosovo’s membership to Council of Europe is fully in line with agreements:
Brussels 2013: point 14
Brussels 2023: point 4
If SRB votes against ?? membership to Council of Europe it’ll be in clear violation of the said agreements! pic.twitter.com/5vGAErE1E1
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2023