Vedat Muriqi, ka arritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Sulmuesi ishte në shoqerinë të këndshme, pasi pranë vetës kishte fëmijët, shkruan Gazeta Papirus.
Sulmuesi shtatëlartë pritet të nis sot stërvitjet me Kosovën, para ndeshjes së 25 marsit në Tel Aviv me Izraelin, dhe tri ditë me pas me Andorrën në Prishtinë.
Muriqi po kalon një energji të mirë në Mallorca, pasi këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në kampionat, dhe asistuar dy herë. Ndërsa në Kupë ka një gol e një asist.
28-vjeçari është golashënuesi më i mirë edhe te Kosova, me 48 ndeshja ka të shënuara 24 dhe ka asistuar 7 herë./Gazeta Papirus/