Policia e Gjilanit ka njoftuar se i është pezulluar patentë shoferi për një vit një qytetari pasi i njëjti po e ngiste veturën me një shpejtësi të lartë krahasuar nga ajo e lejuar ne atë zonë, shkruan Gazeta Papirus.
Shoferi u kap nga radarit, pasi ishte me shpejtësi 119 km/h në një zonë banimi ku shpejtësia e kufizuar ishte 50 km/h.
Ky veprim i pamatur ka rrezikuar shoferët dhe qytetarët e tjerë në rrugë dhe janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Për pasojë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe i ka hequr pesë pikë negative nga leja e kundërvajtësit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të ngjashme në stacionin më të afërt të policisë ose përmes kanaleve dixhitale si aplikacioni “Lajmëro Policinë” dhe kontaktet e dhëna: 192 ose 03850807001.
“Gjilan, 06 Korrik 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h . Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një (1) vit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.”, ka njoftuar policia