Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ‘qortuan’ Qeverinë e Kosovës për vendimin rreth targave ilegale.
Ahmeti u shpreh se edhe pas krejt deklaratave të BE-së dhe ShBA-së, e që janë tri, ende ka njerëz në Kosovë që besojnë që ka një dakordim të fshehtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ShBA për targat.
“Vec edhe Biden ka met me fol”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, sot ka hyrë në fuqi masa e qortimit për qytetarët serbë që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato RKS.