Xhevair Geci, bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari, ka rrëfyer ekskluzivisht në “Pressing” të T7 për aksionet çlirimtare të UÇK-së kundër okupatorit serb.
Ai ka treguar për një rast të vitit 1992, ku prindi i Gecit që jetonte në Gjermani e kishte ftuar atë bashkë me gruan dhe fëmijët që të vazhdojnë jetën në Gjermani, pasi në Kosovë ka shenja rreziku.
Prindin e kam pas Gjermani dhe pas aksionit që e kam kry 1992 më ka thirr më ka thënë merre gruan dhe fëmijët hajde në Gjermani se Kosovë po bëhet rrezik. Ai në atë kohë nuk e ka ditë që jam pjesë e aksionit. Më tha merre gruan dhe fëmijët, i thash pse nuk po më thu blejë një pushkë edhe përgjigju forcave serbe taman qysh na ka hije, tha veç a je asi burri dhe e msheli telefonin”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste Geci ka thënë se vetëm gjatë vitit 1992 ishte në Tiranë, më nuk ka dalë nga Kosova.
Ka treguar për një mori sfidash në organizimin e aksioneve çlirimtare, e deri te dalja e UÇK-së në skenë për herë të parë më 28 nëntor 1997