Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar keq me kryetarin kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai ia ka rikujtuar numrat e votave që Kurti i kishte kërkuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se Kurti ka shumë pak vota në Kuvend.
“As me 500 mijë vota Albin Kurti nuk ia doli ta votojë kandidaten e tij për kryetare të Kuvendit. Veç 57 vota. Pak. Shumë pak. Dmth krejt fiskulturat e numërimit të zgjedhjeve, peshkimit të deputetëve dhe problemeve të kësaj jave në Kuvend, po dëshmohen të kenë qenë dëshpërim për mungesë numrash. Ditë e re, nafakë e re. Në zgjedhjet e reja ndoshta i merr 500.004 vota. Pse jo!”, ka shkruar Kelmendi.