Dy persona kanë vdekur në Pejë, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka njoftuar për dy raste të raportuara në Pejë, si ‘hetim i vdekjes’. Viktimat janë të gjinisë mashkullore.
Njëri nga viktimat ishte i zhdukur, kurse tjetri kishte probleme psikike.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Pejë 13.06.2023 – NN. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 12.06.2023 – 16:00. Nga familjarët e tij është gjetur viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i raportuar si person i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion