Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë axha i tij, Ymer Muhaxheri
Ai gjithashtu shpërndau një fotografi së bashku me të ndjerin.
”…Vdekja nuk është fjala e fundit Axhë…Faleminderit për krejt,” shkroi i pari i Komunës së Pejës.
Kush ishte Ymer Muhaxheri?
Ymer Muhaxheri kishte lindur më 15.10.1929, ndërsa i kishte shërbyer arsimimit të Kosovës për 40 vjet. Ai kishte qenë profesor i filozofisë.
Ndryshe, Muhaxheri ishte kryetar i LDK’së në komunën e Pejës gjatë viteve të 90’ta dhe gjatë asaj periudhe kohore, tek pjesa dërmuese e qytetarëve pejan kishte autoritetin e krahasuar me atë të presidentit Ibrahim Rugova.
Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e parë legjislative të Kuvendit të Kosovës (17.11.2004 – 21.11.2004).