Në raportin ditor të policisë raportohet për një rast të vdekjes së dyshimtë në Viti.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një familjar është gjetur është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar , ndërsa raportohet se në vendngjarje kanë shkuar njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor për të analizuar rastin.
Pas analizimit të të dhënave është konstatuar vdekja e viktimës, dhe në kuadër të kësaj, me vendim të prokuroit, trupi i pajetë i personit është dërguar në IML për autopsi.
“Raportohet se nga një familjar është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion” thuhet në raportin e policisë./