Një person ka vdekur dje derisa ishte në vendin e punës në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.
Policia bën të ditur se viktima ishte rrëzuar papritur në tokë, teksa nga mjekët dyshohet se kishte pasur atak kardiak.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Teve1.info/