Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Entin Special në Shtime, ku një person i gjinisë mashkull ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Enti Special Shtime 02.05.2025 – 01:40. Është raportuar se në Entin Special Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Papirus./