Ka vdekur Galip Hoda, një nga kontributdhënësit e futbollit kosovar në vitet e 90-ta.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Lirisë së Prizrenit në të cilin Hoda ka qenë ndër drejtuesit në vitet e pavarësimit të futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
I ndjeri Hoda ka qenë pjesë edhe e komisioneve të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë.
Bëhet e ditur se Hoda ka vdekur në Londër. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 7 dhjetor në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prizren.