Një grua ka vdekur në Viti, derisa po dërgohej për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, raporton Express.
Për rastin, Policia ka nisur hetime.
“HETIM I VDEKJES- Viti 03.11.2022 – 14:00. Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndryshe, më herët në media u raportua për një rast të vdekjes në Viti, ku u tha se viktima ka pirë domostos dhe se ka vdekur rrugës për në QKUK. Nuk dihet nëse është rasti i njejtë.