Policia bën të ditur se një person të martën ka vdekur në Suharekë pas një sulmi kardiak.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima derisa ishte duke shkuar për tretman mjekësor, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Mjeku kujdestar me të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve.