Policia ka njoftuar se ka vdekur dje në QKUK punëtori i cili ishte lënduar më 13 tetor në vendin e tij të punës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN | Prishtinë 13.10.2022-02:31.Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, me datë 28.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.